Rënia e flokëve është një fenomen që ndodh gjatë gjithë vitit por për disa njerëz bëhet më e shpeshtë gjatë verës. Sipas ekspertëve, shumë njerëz humbin më shumë flokë gjatë verës, por kjo nuk është diçka për t’u shqetësuar.

Kjo ndodh për shkak të ciklit natyral të flokëve. Rënia normale e tyre ndodh për faktin se jo të gjitha fijet e flokëve janë në të njëjtën fazë të rritjes. Pra, humbja e deri në 100 qimeve në ditë është normale.

Humbja tregon se cikli jetësor i boshtit të flokëve ka mbaruar dhe një i ri do të dalë nga gjëndra. Skalpi i mban flokët për të mbrojtur lëkurën e kokës nga djegiet nga dielli gjatë muajve të nxehtë. Në fund të verës dhe fillimin e vjeshtës, flokët fillojnë të bien.