Vakti i mëngjesit konsiderohet thelbësor sidomos për humbjen e peshës. Sipas studimeve, njerëzit që anashkalojnë mëngjesin kanë tendencë të kenë një rrezik më të lartë të mbipeshës. Kjo vjen kryesisht për faktin se anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në një ndjenjë të shtuar të urisë gjatë ditës dhe rrjedhimisht në ngrënie të tepërt, e cila gradualisht mund të çojë në shtim në peshë.
Shmangni sheqerin-Përveç brioshëve dhe biskotave, ka disa ushqime që “fshehin” shumë sheqer, siç janë lloje të caktuara të drithërave.
Hani proteina-Proteinat në mëngjes aktivizojnë metabolizmin tuaj, parandalojnë urinë dhe në të njëjtën kohë japin pak kalori. Kefiri, kosi, veza dhe tërshëra janë disa ushqime të pasura me proteina.
Mos harroni fibrat-Përveç funksionimit të duhur të zorrëve dhe zemrës, fibrat janë gjithashtu të dobishme pasi do t’ju mbajnë të ngopur për më shumë kohë.