Jo pak njerëz ndihen fajtorë për rikthimin tek një ish. Është e kuptueshme: Ndiheni të dobët, nuk jeni të qartë e shumë e shumë arsye të tjera bëjnë që të ktheheni tek ish-partneri. Sigurisht, kjo nuk vlen për 5 nga shenjat e horoskopit. Ju më mirë të qëndroni beqarë tërë jetën sesa t’i ktheheni një lidhjeje të përfunduar.
DASHI-Dashi mund të jetë pak i ashpër në një lidhje-ndarje. Kur një Dash dashurohet, ai është i përfshirë tërësisht tek ty, por sapo futeni në konflikt me një Dash, ata shndërrohen në një Ares, perëndia greke e luftës. Thënë kjo, vjen një moment ku Dashi nuk është vetëm kokëfortë, por thjesht injoron dhe nuk i intereson më. Nëse i humbni njëherë, i humbisni përgjithnjë.
LUANI-Nuk ka shumë rëndësi pse jeni ndarë me një Luan. Ajo që ka rëndësi është se, sido që të jetë ju me siguri e keni lënduar egon e tyre. Një nga sekretet më të mëdha të zodiakut është se Luanët e ashpër dhe të patrembur në dukje, mund të jenë edhe shumë të ndjeshëm. Nëse e tradhton besimin e tyre, nuk mund të bësh asgjë për t’i kthyer në favorin tënd.
VIRGJËRESHA-Një Virgjëreshë që ju thotë “kaq ishte” është pak a shumë një vendim i Gjykatës së Lartë. Nuk ka rëndësi se çfarë çoi në prishjen e lidhjes suaj – ajo që ka rëndësi është që, në mendjen e një Virgjëreshe, të ndjekësh një marrëdhënie me një ish është e palogjikshme. Dhe do të ishte edhe më e palogjikshme të ktheheshit tek njëri-tjetri dhe të përpiqeni ta bënit lidhjen të funksionojë.