Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të demokratëve, tha se Rama iu vodhi votat me anë të bandave.
Bardhi deklaroi se kreu i qeverisë, së bashku me bandat kriminale, iu sulën Elbasanit për të prodhuar vota.
Sipas Bardhit, bandat kriminale morën bekimin e policisë dhe të prokurorisë për t’i shërbyer Ramës dhe kthyen në eskortë të tij.
“Makineria e manipulimit të votës ka qënë në marshin maksimal dhe nuk është ndalur në asnjë çast. Duke e ditur mirë se nuk kishte simpatinë, por përbuzjen e qytetarëve të Elbasanit, në secilën prej 7 bashkive, u sulën me gjithë fuqinë e pushtetit, të bashkive, të drejtorive, me forcën e bandës, me lejen e bekimin e policisë dhe prokurorisë atje, për të prodhuar vota.
Kriminelët më famkeq të Elbasanit kishte aq shumë mbështetje politike dhe nga zyrat e shtetit e nga policia, sa shërbeu edhe si eskortë personale sigurie për Edi Ramën, kur ai u shfaq në një nga ato turet sa për fasadë, pasi bilanc nuk kishte për 8 vitet e qeverisjes, e aq më pak program për të ardhmen” – tha Bardhi.
Sekretari i PD-së thotë se demokratët nuk u surprizuan nga kjo situatë pasi nuk e besojnë që Rama do të lejonte shprehjen e lirë të vullnetit të qytetarëve.
Edhe pse, ata që vranë në Elbasan për vota, në fakt ishin njerëzit e Gaz Bardhit.
Gjë që normalisht, ai nuk mund ta përmendte.