Luciano Moggi, ish-drejtues i Juventus, ka zbuluar atë që do të jetë dyshja sulmuese e bardhezinjve për sezonin e ardhshëm.

“Dyshja e sulmit të Massimiliano Allegri-t për sezonin e ardhshëm do të formohet nga Ronaldo dhe Dybala”, ka shkruar Moggi në faqen e tij në Twitter.

Ish-drejtuesi ka lënë të kuptohet se Alvaro Morata do të jetë një lojtar stoli dhe se Allegri ka vendosur t’i besojë argjentinasit dhe pesë herë fituesit të Topit të Artë.