Për Frida Krifcën drejtimi i Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, është bërë një angazhim që e nxit të flasë sa me fakte e shifra arritjesh të mëdha, për fermerët e sipërrmarësit në bujqësi e turizmin rural, aq edhe me emocion. Sepse ajo ka shkelur vetë kudo.
Ka takuar njerëzit, aty në terrenet e tyre të investimit e zhvillimit. Sepse ka bërë në këtë 4 vjeçar, bashkë me ekipin, një rrugëtim me sfida të mëdha, për ngritjen e sistemeve, rritjen e transparences dhe procedurave për lëvrimin e fondeve të huaja që do të sillnin transformimin në këtë sektor.
Siç Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca shkruan në statusin e saj, postuar në rrjetet sociale, ka ende shumë punë për t’u bërë, por themelet e e fortatashmë janë ngritur.
Mesazhi i plotë:
Sot, kater vjet me pare, mora detyren e drejtueses se Agjencise per Zhvillim Bujqesor dhe Rural (AZHBR). Hera e pare ne administrate publike, detyre te cilen e mora me pergjegjesi e qe mesova pertej çdo veshtiresie, ta dua fort.
Angazhimi ne AZHBR me lejoi te mobilizoj transformimin me rrenjesor, me impakt, qe kam mundur te kryej ne karrieren time njezetedy vjeçare kaluar ne sektor privat dhe ne institucione nderkombetare zhvillimi.
U mundesua rimekembja e nje institucioni qe krijoi nje standart te ri per sherbimin ndaj fermereve dhe sipermarresve ne bujqesi e turizem rural. Institucion qe punoi fort per t’u vetpermiresuar, me efektivitet mes veshtiresive e sfidave te medha per ngritjen e sistemeve, rritjen e transparences dhe procedurave per te mundesuar levrimin e fondeve te huaja qe do te sillnin transformimin ne sektor. Nuk flas sot me shifra por me emocion.
Kemi shume pune per te bere, sigurisht. Shume me teper do bejme per te shkuar aty ku Shqiperia rurale do te jete. Por, ajo qe me gezon ne keto momente reflektimi eshte se #AZHBR, fale punes ngulmuese te ekipit dhe marrdhenies se besimit me fermeret dhe sipermarresit, ka mundur te vendose themele te patundeshme dhe ecen tashme perpara ne nje rruge pa kthim.
Eshte privilegj i jashtzakonshem te mund te ndikosh nepermjet punes, procesin e zhvillimit te pandalshem qe eshte bere realitet ne kete sektor. Sektor qe perfaqsohet nga pjesa me e madhe e popullates ne vend. Njerez qe punojne dite e nate, duan zhvillimin, qe perbejne fuqi reale kontribuese ekonomike dhe vlerash ne vendin tone.