Fushatat e vaksinimit janë kompetenca kombëtare, tha sot një zëdhënës i Komisionit Europian. “Si rrjedhojë, janë apo jo të detyrueshme, ky është një vendim i shteteve anëtare”, shtoi ai.

“Thënë kjo, ne gjithmonë kemi bërë të ditur se është e rëndësishme të vazhdohet vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19, sepse është rruga për të dalë nga pandemia, veçanërisht për më të rrezikuarit”.

Zëdhënësi theksoi se qëllimi është të vaksinohen 70 % e të rriturve.