Nga Kimete Berisha

False pleasure, UNDP!

Po.

U knaqëm. Sidomos kur po i shohim ministrat e Kurtit duke i punësuar familjarët e tyre, aty, për një moment llogarite mund të tranohemi nga kënaqësia.

Të fortë kishim qenë, se mend janë këto, s’di qysh po e durojmë gjithë këtë peshë të kënaqësisë.

Ne jemi të kënaqur edhe më shumë se që e ka zbuluar UNDP, por nuk shprehemi.

Është kënaqësi e papërshkruar kur e sheh Presidenten se sa shumë e do farefisin e saj.

E vendosur, e pakëkundur, e shkathët, gati e ka kry’ procesin me punësimin e familjes së gjërë.

I lumtë.

Kryeministri e ka rritur dozën e kënaqësisë popullore me anti-kënaqësi, ky po e flijon moralin e tij personal për t’i punësuar motrat e vëllezërit e ministrave të tij, kurse krejt kjo po bëhet për t’u kënaqur ne.

Ne po ikim nga Kosova, shumë të kënaqur.

Pleqtë janë të kënaqur me pensionet e tyre të vogla.

Rinia janë të kënaqur me papunësinë.

Punëtorët sidomos janë të kënaqur me rrogat që i marrin nganjëherë, dhe me theks të veçantë, jemi të kënaqur me padrejtësitë!

Jemi shumë të kënaqur me çmimet e larta, varfëria nuk është aq e keqe qysh kujton UNDP-ja.

Me Glaukun sidomos jemi shumë të kënaqur, por ende nuk e dimë pse.

Nuk e dimë burimin e kësaj kënaqësie.

UNDP shpesh herë, verës sidomos, bëhet kontroverse!

Kënaqësia është fals, ama raporti i UNDP është i vërtetë.

UNDP ose i kënaq shqiptarët me ‘porosi’, ose u dashuru në ndonjë shqiptar/e, se veç njeriu i dashuruar kujton se krejt janë të kënaqur, qysh është vet.

Pra, ty të duket se je i pakënaqur, se ‘ti je i kënaqur’ por s’je i vetëdijshëm!

P.S. Qeveria është e korruptuar nga kënaqësia e rreme!

Nga kotësia!