Nga sot, 29 korrik e deri në 5 gusht, tre prej shenjave të horoskopit do të marrin mësimin e jetës. Demi, Binjakët dhe Peshorja do të jenë tre më të prekurit nga kjo lëvizje yjesh.

Nisim nga Demi-Je gati për t’u përulur, Dem? Keni punuar shumë, mirë, jeni të zgjuar, intuitivë. Keni fituar të drejtën ta quani veten ekspert, derisa do kuptoni që e keni gabim. Dikush mund t`ju përmedë dhe madje poshtërojë duke ju bërë të qartë se në jetë mëson, por nuk është e thënë që çdo gjë ta dish perfekt. Do mësoni të jeni më modest dhe të përulur.

Binjakët-Do mbani një fjalim diku dhe do vazhdoni të ndiqni të njëjtën linjë edhe pasi ta kuptoni se jeni gabim, vetëm për t’i treguar të gjithëve se keni pasur të drejtë gjatë gjithë kohës. Pastaj, bum gjithçka do shpërthejë. Keni gabuar, ata kishin të drejtë. Ju pëlqen të jeni me njerëz të tjerë dhe dëshironi që ata t’ju pëlqejnë, por kjo lëvizje e juaja arrogante dhe delikate do t’ju vendosë në listën e njerëzve që të tjerët përpiqen t`i shmangin.

Peshorja-Keni aftësi të kënaqni këdo. Sforcoheni shumë edhe kur nuk mundeni. Do kuptoni në fakt që nuk ia vlen gjithmonë. Mund të dukeni pastaj në sytë e të tjerëve si egocentrik, por pak rëndësi ka nëse ata nuk janë mirënjohës.