Kur një marrëdhënie është në fillimet e saj, posesiviteti mund të jetë lajkatar dhe t’ju bëjë të ndiheni mirë. Por ndërsa përparon marrëdhënia, kjo ndjenjë mund të bëhet shkatërruese për çiftin. Njerëzit që janë posesivë e kanë të vështirë të ndajnë pasurinë por edhe ndjenjat e tyre.
Në fakt, ata mund të mendojnë se personi tjetër u përket atyre dhe të përpiqen ta kontrollojnë atë vazhdimisht. Sipas astrologjisë, shenjat e mëposhtme konsiderohen më posesive dhe e kanë të vështirë të mos ushtrojnë kontroll mbi partnerin e tyre.
Dashi-Kur Dashi dashurohet, i ka sytë vetëm për partnerin dhe kërkon të njëjtën gjë prej tij. Ai bëhet tepër posesiv kur kupton se nuk ka vëmendjen e plotë të gjysmës tjetër dhe mund të krijojë një problem të madh në marrëdhënien e tij.
Demi-Posesiviteti i Demave vjen nga nevoja e tyre për siguri. Fraza “e imja” i karakterizon ata dhe e përdorin shumë shpesh. Xhelozia e kombinuar me posesivitetin e tyre mund t’i bëjë ata të padurueshëm dhe shumë të vështirë në marrëdhënie.
Akrepi-Natyra e Akrepit është e tillë që e çon atë të jetë i dyshimtë dhe xheloz. Ai ka frikë se do të tradhtohet dhe braktiset, prandaj dëshiron të ketë nën kontroll partnerin e tij.
Peshqit-Posesiviteti i tyre nuk vjen nga xhelozia, por nga çështjet e besimit. Ata duhet të ndiejnë që personi tjetër u beson 100%, të relaksohen dhe – sigurisht – t’i besojnë edhe atij. Ata mendojnë se nëse dikush nuk është i mbërthyer në të, ai nuk i do.