DASHI: Dashuria do të jetë në kulmin e saj, por edhe ata që duan t’i japin fund një historie do të mund të veprojnë me vendosmëri dhe pa vuajtje. Do të ndieni ndikimin e Diellit nga data 22. Ata që janë vetëm duhet të lëvizin dhe të rezervojnë pushimet në një vend ku mund të krijojnë njohje të reja. Miqësitë që lindin në korrik mund të shndërrohen në dashuri të mëdha gjatë gushtit.
DEMI: Duhet të bëni kujdes të mos i përcillni problemet e punës ose problemet ekonomike në marrëdhënien në çift. Ata që janë të vendosur të martohen ose të bashkëjetojnë, duhet të jenë të bindur për veprimet e tyre dhe të mos i imponohen partnerit. Çiftet që kanë pasur kriza, do t’i kapërcejnë keqkuptimet në datat 24 dhe 25.
BINJAKËT: Është verë shumë e rëndësishme kjo për çiftet e shenjës së Binjakëve. Ata që bashkëjetojnë prej kohësh, mund të vendosin të martohen këtë verë. Ju këshillohet t’i diskutoni rreth datës 22 problemet familjare. Por fundi i korrikut do të ketë pak vështirësi. Java e fundit e korrikut do të karakterizohet nga tensionet.
GAFORRJA: Lidhjet e krijuara në qershor do të forcohen në korrik dhe ata që janë të bindur për dashurinë e tyre mund të mendojnë konkretisht për bashkëjetesë ose për martesën. Të lindurit në shenjën e Gaforres s’duhet të heqin kurrë dorë nga dashuria për shkak të frikës se mund të gabojnë apo të vuajnë.
LUANI: Nuk duhet ta lini mënjanë dashurinë, sepse falë këtij horoskopi shumë intrigues, edhe pse s’doni, mund të keni një njohje shumë interesante. Mund të gjeni një zgjidhje për marrëdhëniet që prej kohësh shoqërohen nga keqkuptimet. Hiqni dorë nga hakmarrjet e kota dhe mendoni ç’mund të bëni gjatë muajve në vazhdim. Mos u përqendroni te mendimet negative, por te mundësitë që ju ofron kjo periudhë.
VIRGJËRESHA: Korriku dhe gushti janë muajt e përkryer për ata që duan të martohen. Ndikimi i Venusit në shenjën tuaj në datën 22 shton dëshirën për dashuri. Takimet e reja janë interesante dhe 10 ditët e fundit të korrikut mund të jenë shumë të rëndësishme. Kjo periudhë është e rëndësishme edhe për ata që duan të bëjnë fëmijë.
PESHORJA: Korriku nis në mënyrë interesante, por mos merrni përsipër faje për një marrëdhënie që nuk funksionon më. Qielli është aq favorizues, sa asgjë s’është e pamundur në dashuri. Ditët në vijim do të karakterizohen nga takime emocionuese dhe dashuri plot pasion.
AKREPI: Tri javët e para të muajit do të karakterizohen nga diskutimet. Çiftet që janë prej kohësh bashkë rrezikojnë një periudhë të gjatë reflektimi. Mos ngurroni të krijoni njohje të reja nëse jeni vetëm. Mos e lejoni pesimizmin në jetën tuaj.
SHIGJETARI: Ata që po përjetojnë një lidhje të re e kanë nisur me entuziazëm, por bëni kujdes nga luhatjet e humorit në datën 22. Datat 2 dhe 3 janë të duhurat për të dashur. Marrëdhëniet familjare do të kenë paksa shkëputje në fund të muajit.
BRICJAPI: Ata që kanë kaluar një krizë dhe janë akoma bashkë, mund të thonë se më e keqja kaloi. Ata që duan të martohen mund ta bëjnë edhe nga fundi i vitit. Edhe historitë verore që lindin si lojë mund të shndërrohen në të rëndësishme në datën 22. Në fund të korrikut mundohuni të programoni diçka të bukur.
UJORI: Edhe dashuria do të karakterizohet nga momente tensioni, sidomos gjatë dy javëve të para. Çiftet që janë bashkë prej kohësh nga frika e përballjes, parapëlqejnë të shmangen. Ujorin nuk e tërheqin shumë lidhjet mbytëse, ndaj bëni kujdes me zgjedhjet tuaja.
PESHQIT: Të dashuruarit nuk duhet t’i tremben asgjëje. Ata që jetojnë vetëm po përjetojnë emocione të forta, por po vënë në provë dikë që e njohin prej pak kohësh. Veçanërisht dy ditët e fundit të muajit karakterizohen nga tensioni dhe mund të sjellin ndarje përfundimtare.