Komisioni Europian publikoi raportin ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor, përgjatë tremujorit të parë të këtij viti, sipas të cilit Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në rajon u rrit me një mesatare prej 1.7%, krahasuar me një tkurrje prej 0.9% në tremujorin paraardhës.
Në raport analizohen vendet e BP kandidate dhe kandidate të mundshme për anëtarësim në BE.
Sipas Komisionit, rimëkëmbja u mbështet nga përmirësimi i aktivitetit ekonomik në Shqipëri dhe në Serbi.
“Investimet në rritje dhe një zgjerim i eksporteve të mallrave ishin nxitësit kryesorë të rritjes”, thuhet në raport.
Për Shqipërinë, Komisioni Europian thekson në raport se ringritja ekonomike filloi që në tremujorin e katërt të vitit 2020 me një zgjerim prej 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti rritja llogaritet 5.5%.
“Rritja e shpenzimeve qeveritare me 5.2% dhe veçanërisht, niveli i lartë i investimeve dhe eksporteve të mallrave me 21.1% dhe 33% respektivisht mbështetën rritjen ekonomike, ndërkohë që konsumi ishte modest me një rritje prej vetëm 1.5%”, vlerëson KE.
Raporti vlerëson se treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit mbi mesataren e saj historike në prill, për të parën kohë që nga fillimi i krizës. Sipas raportit, një sondazh o muajit maj konfirmoi përmirësimin e besimit te industria dhe tregtia, ndërsa besimi i konsumatorit u konfirmua në një masë më të vogël dhe mbeti nën mesataren historike.
Lidhur me zhvillimet në sektorin financiar, Komisioni nënvizon se kredia e përgjithshme për ekonominë u rrit në prill dhe maj në 6.3% në terma vjetorë, pas një ngadalësimi në 4.6% në tremujorin e parë.
Kredia në lekë kontribuoi më shumë në rimëkëmbjen e huadhënies, ndërkohë që kredia në valutë të huaj vazhdoi rënien e lehtë duke prekur 48.8% të totalit të kredisë në muajin prill të këtij viti, krahasuar me 50.7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Raporti merr në analizë edhe politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë.
Sipas raportit, në korrik, Banka e Shqipërisë (BSH) riafirmoi qëndrimin e saj politik të akomodimit, duke e mbajtur normën e interest në nivelin 0.5%, ndërsa normat e depozitave dhe huave njëditore 0,1% dhe 0.9%, në të njëjtin nivel që prej marsi i vitit 2020.
Ndër zhvillimet fiskale, Komisioni Europian përmend se në pesë muajt e parë të këtij viti, të ardhurat e qeverisë shqiptare u rritën me 2.1% krahasuar me një vit më parë.
“Në tremujorin e parë të vitit 2021, të ardhurat nga të gjitha kategoritë e taksave u rikuperuan plotësisht në nivelet e vitit 2019, përveç TVSH-së. Të ardhurat tejkaluan shumën e planifikuar me 2.1% dhe nivelin e vitit paraardhës me 7.2%. Ndërsa shpenzimet u rritën me 8.2% në terma vjetorë.
Raporti vlerëson po ashtu se rënie të punësimit në tremujorin e parë të 2021-it.