Xhudistes Distria Krasniqi iu kanë dashur vetëm disa sekonda për të mundur xhudisten Lin Chen Hao nga Tajpei Kinez.

Sfida e saj i zgjati vetëm 19 sekonda, duke arritur kështu të mund kundërshtaren me Ippon. Ajo tashmë do të ndeshet në gjysëmfinale, pas disa orësh. Distria Krasniqi do të përballet në gjysmëfinalen e madhe me Urantsetseg Munkhbat.

Urantsetseg Munkhbat është një garuese nga Mongolia.