Kosova konfirmohet superfuqi në xhudo. Nora Gjakova do të luftojë për medalje të artë olimpike në Tokyo 2020, pasi mundi japonezen Tsukasa Joshida në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë.

Kalimi i Norës në finale nënkupton se ajo do ta fitojë medaljen e parë olimpike në karrierë dhe të tretën për Kosovën në historinë e saj të shkurtër në Lojërat Olimpike.

Në finale për të artën xhudistja nga Peja do të përballet me fituesen e duelit tjetër gjysmëfinal: Jessica Klimkait dhe Sarah Leoine Cysique. Kjo ishte fitorja e parë e Gjakovës ndaj Joshidas pas katër humbjeve radhazi në takimet e mëparshme. Gjeti momentin e duhur.