Toni Kroos, pasi i ka thënë lamtumirë kombëtares së Gjermanisë, ka caktuar edhe datën e tërheqjes përfundimtare nga futbolli.

“Mendoj se 2023 mund të jetë viti i duhur për tërheqjen time”, ka thënë mesfushori i Real Madrid.

“Do të jem 33 vjeç, do të vendos nëse të rinovoj për një ose dy vite, është një mundësi. Sigurisht do t ë tërhiqem me fanellën e Real Madrid, 100%”.