Kryenegociatori per integrimin e Shqiperine ne BE, Ambasadori Zef Mazi, zhvilloi vizite pune ne Bratislave, Sllovaki.
Mazi pati disa takime ne parlament me Z. Peter Osusky, Anëtar i Parlamentit, Nënkryetar i Grupit Parlamentar të Politikës së Jashtme dhe Cështjeve Evropiane dhe Jana Val’ova, Anëtare e Parlamentit, Kryetare e Grupit të Miqësisë, aktualisht ne opozite.
Kryenegociatori Mazi zhvilloi bisedime me Z. Martin Klus, Sekretar i Shtetit per Ceshtjet Evropiane. AI pati edhe nje takim pune me Z. Eduard Kukan (ish Ministër i Jashtëm, MEP, Ish-Kryetar i Delegacionit dhe Raporter per Shqiperine) dhe Katarina Csefalvayova, Drejtore e Institutit te Evropes Qendrore.
Bisedimet e gjata kishin synim qe BE duhet te miratoje sa me pare kornizen negociuese per Shqiperne, te ecet me zgjerimin, dhe te mos kete justifikime per ta mbajtur peng me tej Shqiperine per nje konflikt krejtesisht jashte saj, qe nuk lidhet me te, e nuk dihet kur do zgjidhet.
Takimet nenvizuan rendesine qe Shqiperia i jep Sllovakise, konfirmuan marredheniet shume te mira midis Sllovakise dhe Shqiperine.U theksua se Sllovakia ka qene dhe është pro Shqipërisë, ne menyre te vecante, ne rrugen e saj per BE.
U shenua gatishmëri e plotë për vënien në dispozicion të eksepriencës së shkuar sllovake për integrimin në BE, sipas nevojave qe ka Shqiperia. Sllovakia u shpreh e gatshme ta ndaje me Shqiperine experience e saj.
Bisedimet shenuan se ka hapësirë ku mund të ketë zhvillime pozitive per mbajtjen e Konferences te pare Nderqeveritare nga fundi i vitit 2021. Shqipëria duhet të insistojë gjatë presidencës sllovene, qe e ka prioritet te saj te larte zgjerimin.
Shqiperia do mbeshtetet tek presidenca sllovene si dhe tek Sllovakia qe do jape mbeshtjen e saj. Shpresohet se nuk ka kuptim te vijoje kjo situate nese nuk ka zgjidhje per pak muaj. Zgjerimi duhet te vijoje dhe shpresohet se deri ne fund te vitit BE do jete ne gjendje te hape K1NQ.
Pritesit sllovake përgëzon për “epokën e re të demokracisë”, duke iu referohet ecurisë së zgjedhjeve dhe raportit të OSBE.
U shenua edhe se nuk mund të ketë nje konferencë për të ardhmen e Evropës pa prezencës e kanditatëve potencial për t’u antarësuar në BE.
Pala sllovake u shpreh e gatshme qe te zhvillohen me tej marredheniet ekonomike ne fusha te ndryshme. Ka mundesi te medha qe jane te pashfrytezuara. Ajo mirepriti edhe propozimin e Kryenegociatorit Mazi per hapjen e nje fakiulteti sllovak ne vendin tone, me kurikulum te saj, ne Shqiperi.
Kjo ishte nje vizita mjaft e mgrohte, miqesore, e hapur dhe profesionale.