Në Spitalin Memorial të Fierit është kryer sot me sukses një ndërhyrje delikate në mëlçi nga ekipi turko-shqiptar.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila shprehet se, “një ndërhyrje delikate në mëlçi, e shkallës tepër të lartë të vështirësisë, për heqjen e kisteve multiple hepatike nga ekinokoku, u realizua me sukses me laparoskopi, nga super ekipi turko-shqiptar në Spitalin Memorial të Fierit”.

“Ndërhyrja u krye me sukses nën drejtimin e prof. dr. Bulent Cavit Yuksel. Spitali Memorial i Fierit çdo ditë e më tepër po zgjeron shërbimet me standardet më të mira për qytetarët e rajonit të Jugut”, tha ministrja.