Anglia e ka një mundësi shumë të veçantë për ta lumturuar vendin kur të përballet me Danimarkën në gjysmëfinale të Euro 2020 të mërkurën, thotë trajneri i tre luanëve Gareth Southgate.
Triumfi 4:0 kundër Ukrainës në çerekfinale të shtunën në Romë e dërgoi Anglinë në mesin e katër skuadrave më të mira në këtë turne.
Tani Anglia rikthehet në Wembley – vendin i gjysmëfinales së fundit në Euro para plot 25 vjetëve.
“Ndeshjet e Anglisë i bashkojnë familjet dhe komunitetet”, tha Southgate para ndeshjes.
“Mundësia për t’i sjellë lumturi dhe për t’ua bërë netët madhështore tifozëve tanë, kombit tonë, është shumë e veçantë, e cila të vjen kur luan për Anglinë”, shtoi ai.
Anglia do ta arrijë finalen e parë në një turne të madh që prej se e fitoi Kupën e Botës më 1966, nëse e mposht Danimarkën.
Italia dhe Spanja takohen në gjysmëfinalen tjetër sonte në Wembley.