Phil Foden detyrohet ta humbasë finalen e Euro 2020 midis Anglisë dhe Italisë, e planifikuar për nesër në mbrëmje, prej orës 21:00 në Wembley. Një lajm i keq për trajnerin e ekipit kombëtar të Tre Luanëve, Gareth Southgate. Sipas raporteve nga Sky Sport, ylli i Manchester City, lindur më 2000, pësoi një dëmtim në gju dje dhe nuk do të jetë në dispozicion për aktin e fundit të Kampionatit Europian kundër Italisë.

Foden nuk do të marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore, planifikuar nga Southgate për sot në Londër, në prag të finales. Një humbje e madhe, sepse bëhet fjalë për një nga talentet më të mëdhenj anglezë, të cilin e ka ngritur në qiell edhe Pep Guardiola. Në fakt, në këto ndeshje të Euro 2020 ai është preferuar më së shumti si zëvendësues, por është një luks i madh ta nisë lojën nga stoli.