Ministrja për Punët e Jshtme Olta Xhaçka ka bërë me dije rregullat e reja të lëvizjes së qytetarëve shqiptarë drejt shtetit fqinj, Greqisë . Me një njoftim në Facebook, Xhaçka shkruan se prej prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit do të mund lëvizin drejt Greqisë.

Ndërsa sa i përket pikave doganore ajo e Tre Urave, do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në ora 20:00 dhe ajo e Qaf Botës do të funksionojë 24 orë pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve. Në këtë të fundit do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave si dhe autobuzëve.

Në fund Xhaçka u kërkon qytetarëve që përpara se të lëvizin drejt Greqisë dhe vendeve të tjera në BE apo jashtë saj,të informohen për protokollin, përmes adresës zyrtare të MEPJ.