Sezoni 2020-2021 përfundoi shumë paraprakisht për Zlatan Ibrahimovic, i detyruar të humbasë tri ndeshjet e fundit të Serie A dhe Kampionatin Europian pasues me Suedinë. Milani e siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve edhe pa kontributin e tij final, por më shumë tani mendon se kur mund të kthehet suedezi, të vihet në dispozicion të Piolit për sezonin e ri.

Sulmuesi 39-vjeçar ishte larguar nga “Allianz Stadium” në minutën e 66-të, gjatë Juventus-Milan më 9 maj, për shkak të një problemi në gju, që e kishte detyruar të ngrinte “flamurin e bardhë”. Një problem që i privoi kuqezinjtë nga lideri i tyre absolut në sfidat e fundit të kampionatit.

Numri 11 i Milanit padyshim që ishte përjashtuar nga ndeshja vijuese e mesjavës, e fituar nga Milani në Torino. Një konsultë mjekësore u mbajt më pas në Milanello, në prani të Dr.Musahl, mjekut që e kishte operuar atë në Pittsburgh disa vite më parë. Diagnoza kishte përjashtuar çdolloj dëmtimi, por theksoi disa probleme në nivelin e kërcit të këmbës, i cili mund të zgjidhet për gjashtë javë.

Kjo e mbylli sezonin 2020-2021 të Zlatan Ibrahimovic përpara afatit. Javët e ndalimit të detyruar nuk e lejuan atë të rikuperohej në kohë për “Euro 2020”, ku Suedia e tij u eliminua në 1/8 finale nga Ukraina e Shevchenko. Këtu është deklarata me të cilën Milani kishte njoftuar humbjen e asit suedez:

“AC Milan njofton se sot Zlatan Ibrahimoviç u vizitua në Milanello nga Dr.Volker Musahl (UPMC Pittsburgh), pas traumës së fundit të ndrydhjes së gjurit të majtë, e cila ndodhi në Juventus-Milan. Sipas indikacioneve të specialistit, lojtari do t’i nënshtrohet një trajtimi konservativ prej gjashtë javësh”.

Ibrahimovic, i cili doli i dëmtuar nga ndeshja e madhe në “Allianz Stadium”, humbi tri ndeshjet e fundit të Serie A (2020-2021) dhe angazhimin e Kampionatit Europian me Suedinë, por po përgatitet të jetë gati për fillimin e sezonit të ri. Nga 21-22 gushti, ai do të jetë i përdorshëm në ndeshjen jashtë, në Genoa, kundër Sampdoria, e cila do të hapë kampionatin e Milanit.