Google ka sekretet e veta. Mjafton të hulumtosh pak dhe i gjen, madje mund të shtysh kohën me to. Gjigandi teknologjik mban një lojë të fshehur për aplikacionin e shkarkuar vetëm në celularët iPhone.

Bëhet fjalë për lojën e njohur “pinball”. Loja gjendet në seksionin e skedave (Tabs) dhe aktivizohet vetëm në rastin që nuk keni të hapur asnjë prej skedave.

Sipas asaj që shkruan The Independent, loja aktivizohet vetëm në versionin e fundit të aplikacionit. Fillimisht shfaqen disa forma me ngjyra, gjysmsfera, katrorë dhe sferë, që dalin nga pjesa poshtë e ekranit.

Loja mund të vijojë me nivele. Epo të apasionuarit pas teknologjisë e dinë shumë mirë që kjo nuk është e vetmja dhuratë për përdoruesit e saj. Të gjithë kemi luajtur të paktën një herë në rastet kur ikte interneti me dinozaurin.

Po ashtu edhe në aplikacionin për hartat Google ka vendosur një lojë.