Olta Boka ka kaluar së fundmi momentin më të vështirë me vogëlushen e saj, Gaian. Ajo ka treguar se e vogla ka kaluar një virozë, që i ka shkaktuar temperaturë të lartë. Olta shprehet se kjo situatë e ka trembur shumë, por fatmirësisht vogëlushja është qetësuar. Si një nënë e re, këngëtarja e ka ndarë këtë situatë me të gjithë ndjekësit e tjerë. “S’paska clirim me te madh se te shohesh qe femijes po i zbret temperatura Sa te vegjel e njekohesisht te forte qe jane bebat! Na bene gj akun uje keto virozat gja kp rish ese por te nevojshme per imunitetin Imagjino kur virozes i bashkohet dhe dalja e nje dhemballe…”, shkruan këngëtarja.

Kujtojmë se në 15 korrik Gaia festoi 1-vjetorin e lindjes dhe Olta i bëri një dhuratë të përjetshme. Ajo i dedikoi vogëlushes së saj një projekt muzikor të dalë nga zemra. Këngëtarja nuk u mendua fare gjatë dhe si titull i vendosi emrin e vogëlushes, që për të është dhurata më e bukur e jetës. Para publikimit të këngës, Olta bëri një postim shumë emocionues në rrjete sociale. Ajo publikoi në Instagram një foto shumë të ëmbël, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë Gaian. Boka u kujdes që sërish t’ja mbulojë portretin, duke e ruajtur deri në fund privatësinë e vajzës.