Të enjten do të zhvillohet në Shkup forumi ekonomik “ Ballkani i bashkuar”. Kryeministri Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev do të zyrtarizojnë në takimin e tyre të radhës nismën për Shengenin Ballkanik që synon liberalizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave në pikat kufitare brenda rajonit tonë.
Për këtë arsye në takimin e nesërm do të marrin pjesë dhe kryetarët e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së këtyre 3 shteteve. Pas takimit do të firmoset dhe marrëveshja e bashkëpunimit rajonal mes Vuçiçit dhe Zaevit, si dhe do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.