Vaksinimi me njësitë e lëvizshme në komunitet vijon prej disa ditësh, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit.

Ndërkohë Ministrja Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin e vaksinimit në Shkozë, ku edhe dha një lajm tjetër të mirë, duke njoftuar se sot mbërrijnë në vendin tonë edhe 18,720 doza të vaksinës Pfizer, teksa brenda gushtit do të kemi 500,000 vaksina të tjera anticovid.

“Sot presim edhe 18,720 doza të vaksinës Pfizer, teksa brenda gushtit do të kemi 500,000 vaksina të tjera anticovid” tha Manastirliu.