Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i ka vënë kapak përfundimisht procesit zgjedhor të 25 prillit, duke certifikuar rezultatin.
Komisioni ka miratuar në parim rezultatin e saktë dhe shpërndarjen e mandateve për 140 deputetët e ardhshëm. Aktualisht është duke u miratuar nen për nen i gjithë akti.
Në parim projekt- vendimi është miratuar me 3 vota pro dhe 2 kundër.
Në 25 prill, Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate. Opozita ka kërkuar që këto zgjedhje të shpallen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e tyre, por Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë pretendimet e tyre. Tani më lista e 140 deputetëve që do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm është e plotë, me emra të rinj dhe të vjetër.