Ylli shqiptar i muzikës botërore, Dua Lipa me duart si shqiponjë ka publikuar një fotografi nga Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës, pranë shpatës së Skënderbeut.
Përveç saj, Dua ka ndarë me ndjekësit disa prej momenteve më të veçanta me familjen dhe të dashurin e saj.
“Shumë dashuri”, shkruan ajo në rrjetin e saj social Instagram.
Kujtojmë se 2 ditë më parë, Dua mbërriti në Tiranë dhe zhvilloi takim me kryebashkiakun e Tiranës me të cilin diskutoi rreth planeve të saja dhe mundësinë e një koncerti surprizë në Shqipëri.
Ata së bashku inspektuan edhe punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.