Këngëtarja Arilena Ara së shpejti do të sjellë albumin e parë me titullin Pop Art. Lajmin e ka bërë vetë Arilena me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ajo ka bërë të ditur lajmin me një foto topless. Ajo ka publikuar foton e kopertinës së albumit, ku shfaqet topless dhe duke mbuluar me duar gjoksin. Arilena ka treguar se është shumë e emocionuar dhe se në album ka shprehur të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj.
Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në POP ART kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!, shkrunan këngëtarja.