Melinda Ademi ka dhënë së fundmi intervistën e parë pas shumë kohësh për emisionin “NIN” me Alaudin Hamitin, ku rrëfeu mjaft të pathëna nga jeta profesionale dhe ajo personale.
Ndër të tjera, ajo tregoi se si u ndje priudhën e moslejimit të koncerteve si pasojë e pandemisë.
“Aspak nuk jam ndje mirë (për bllokimin e koncerteve), por kam pasur një shpresë brenda. Gajret dhe pak sabër, disi rregullohet situata dhe kemi gjetë shyqyr rrugë për të vazhduar tutje duke mbajtë koncerte që më kanë mbushë me shumë energji’ – u shpreh Melinda.
Po ashtu ajo i habiti të gjithë me deklaratën e saj se gjatë karrierës dhe sidomos në fillimet e saj, është përballur me bullizëm dhe me kërcënime.
Si nuk jemi mësuar që ta shohim, Melinda është përlotur në studio kur ka kujtuar nënën e ndjerë dhe na ka rrëqethur me fjalët.
“U mërzit shumë kohëve të fundit. Se e ka dit ndoshta që ka me shku dhe s’ka dasht, ka dasht me ndejt. As gjyshe nuk u ba, u shku shumë herët me 50 vjet”, ka rrëfyer mes lotëve Melinda.
Kujtojmë se ajo humbi nënën në mars të këtij viti, lajm të cilin e pati dhënë mes dhimbjes së madhe.