Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë takimit me kryeministrin britanik Boris Johnson ka dhënë dritën jeshile për udhëtimin e britanikëve të vaksinuar me të dyja dozat në BE. “Në të ardhmen e afërt, ata që i kanë marrë të dyja dozat do të jenë në gjendje të udhëtojnë përsëri pa qenë nevoja të futen në karantinë” deklaroi Merkel.

Çështja e kufizimeve të udhëtimit ishte një çështje kryesore në axhendën e takimit, ndërsa Angela Merkel ditët e fundit kishte propozuar një ndalim të hyrjes britanike në Evropë, për shkak të përhapjes së gjerë të mutacionit Delta. Angela Merkel po bën vizitën e saj të 22-të në Britani dhe e fundit si kancelare në 16 vjet. Gjatë takimit të saj me kryeministrin britanik Boris Johnson, u arrit një marrëveshje për të ndërtuar një marrëdhënie të re midis dy vendeve, pas pesë vjet tensionesh të shkaktuara nga Brexit.