Me vaksinën ju nuk mbroni vetëm veten tuaj, por edhe njerëzit që doni, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, në konferencën për shtyp në institutin ”Robert Koch”, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn dhe presidentin e institutit, Lothar Wieler. “Sa më shumë njerëz të vaksinohen, aq më shpejt mundemi kthehemi te liritë tona’’, shtoi Merkel.

”Bisedoni në familje, në punë e kudo dhe nxitini njerëzit të vaksinohen”, theksoi Merkel. ”Jemi akoma shumë larg nga qëllimi për të pasur 85% të vaksinuarve të fashës 12 dhe 59 vjeç dhe 90% mbi 60-vjeçarët”, shtoi ajo.