Vetëm një muaj e gjysmë më parë pozicioni i tij ishte vënë në dyshim, por duket se tani Ronald Koeman e ka më shumë se të sigurt vendin në drejtim të Barcelona-s.

Sipas AS, në fakt, Laporta duket se po mendon t’i rinovojë kontrata. Një lajm befasues, por jo dhe aq: bisedimet e zhvilluara në muajt e kaluar mes trajnerit dhe presidentit kanë qenë pozitive dhe Laporta është bindur të vazhdojë përpara me ish-mbrojtësin edhe falë këshillave të Pep Guardiola-s dhe Jordi Cruyff. Kontrata e Rambo-s skadon më qershorin e viti 2022.