Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka reaguar pas lajmeve të transmetuara nga disa portale ku thuhej se mësuesve i është dërguar një mesazh nga ZVA për të aplikuar vaksinën kundër Covid. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar bën me dije se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

Reagimi: Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.