Pas fjalëve të lojtarit disa ditë më parë, që është betuar për besnikëri ndaj Milan-it, rinovimi i Franck Kessie mund të jetë një formalitet. Megjithatë, duhet arritur një marrëveshje për rrogën e mesfushorit.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Djalli është gati t’i afrohet kërkesës së afrikanit (7 milionë euro në sezon) dhe t’i ofrojë një rrogë prej 6 milionë euro në sezon.