Sipas Gazzetta dello Sport, Milan vazhdon të ketë kontakte me Chelsea-n për Hakim Ziyech, i cili është shumë i tunduar nga një transferim në San Siro.
Kuqezinjtë janë në kërkim të një mesfushori të ri sulmues pas transferimit me kosto zero të Hakan Calhanoglu tek Inter.
Ylli i Chelsea-t është një nga lojtarët që ndiqet nga Milan.
Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë të binden londinezët, që janë kundër formulës së huazimit me të drejtën e blerjes.
Dy klubet kanë marrëdhënie të mira pas operacioneve për Fikayo Tomori dhe Olivier Giroud, kështu që Milan shpreson se mund të arrijë një marrëveshje me gjigantët e Premier League.
Ziyech u transferua te Chelsea nga Ajax në 2020. Gjatë 39 ndeshjeve të luajtura më kampionët e Europës ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë katër asiste.