Miliarderi amerikan, Jeff Bezos, do të udhëtojë sot në hapësirë me anijen raketë të ndërtuar nga kompania e tij, Blue Origin. Ai do të shoqërohet nga vëllai i tij, Mark, një pilote 82-vjeçare, Wally Funk, dhe një student 18-vjeçar, Oliver Daemen. Ata do të udhëtojnë në një kapsulë me dritaret më të mëdha, duke ofruar pamje mahnitëse të Tokës. Fluturimi i tyre do të zgjasë 11 minuta. “Ta shohësh Tokën nga hapësira, është një gjë që ju ndryshon. Ju ndryshon marrëdhënien tuaj me këtë planet, me njerëzimin”, tha Bezos për kanalin televiziv CBS.
“Kemi qenë duke u trajnuar. Automjeti është gati, ekuipazh është gati, skuadra është e mahnitshme. Ne thjesht ndihemi shumë mirë për këtë. Është një gjë që kam dashur ta bëj gjithë jetën time”, shtoi ai.
Bezos ka themeluar kompaninë e tij hapësinore Blue Origin në vitin 2000, për të zhvilluar turizmin e fluturimit hapësinor. Blue Origin pritet të nisë shitjen e biletave shpejt pas fluturimit të Bezos, por kompania nuk e ka zbuluar ende koston e një udhëtimi.