Janë kryer rreth 70 mijë vaksinime në javën e hapur për qytetarët mbi 18 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook ka shprehur mirënjohjen për vaksinatorët që nuk e ndalur në asnjë moment punën.
Duke i’u referuar variantit Delta, Manastirliu shkruan se është varianti më i transmetueshëm, duke bërë thirrje që të respektohen masat anticovid dhe qytetarët të vaksinohen për të kufizuar përhapjen e virusit.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Rreth 70.000 vaksinime u kryen gjatë javës së hapur për qytetarët +18 vjeç, duke e çuar në 1,138,771 vaksinime që prej fillimit të këtij procesi .
Mirënjohje për vaksinatorët tanë që nuk e kanë ndalur punën për asnjë moment, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj vaksinimi dhe respektimi i masave antiCOVID, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.
#ShqipëriaBuzëqesh