Mjeku i spitalit Infektiv, Dhimitër Kraja ka apeluar që qytetarët të vaksinohen pasi virusi nuk e ka ulur agresivitetin.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e mjekut Kraja drejtuar qytetarëve.
“Meqë ndodhemi në një moment të ri të rrjedhës së Pandemisë së COVID19 në vendin tonë mendojmë që është e arsyeshme të vëmë në dukje disa dukuri që janë të rëndësishme për një sensibilizim më të mirë dhe më të përshtatshëm me situatën. Prej disa ditësh ndodhemi në një moment të tillë që në spitalin COVID 1 ka disa të dhëna të reja, nga pikëpamja statistikore kemi një karakteristikë të përbashkët epidemilogjike e cila aktualisht merr një vlerë të madhe është se të sëmurët janë të pa vaksinuar. Duhet të vaksinohemi, duhet të vaksinohemi në mënyrë të plotë, jo vetëm me një dozë të vaksinës”, thekson Kraja në mesazhin e tij.