Modelet ukrainase që morën famë me foton famëkeqe nudo në ballkonin e Dubait, kanë nisur të pozojnë sërish me të pasmet e tyre, kësaj radhe për të treguar mbështetjen ndaj kombëtares së tyre, në sfidën e të shtunës kundër Anglisë, për çerekfinalet e Euro 2020. Shumë nga modelet ukrainase të asaj që njihet tashmë si “skuadra e të pasmeve” u burgosën pas sesionit vulgar të fotografive në ballkonin e hotelit në Dubai ne prill, por duket se nuk kanë hequr dorë nga ‘zakonet e tyre’ teksa pozonin thuajse njëlloj për të treguar mbështetjen ndaj kombëtares së tyre në sfidën e sotme ndaj kombëtares së Anglisë për kampionatin e futbollit Euro 2020.
Katër prej tyre kishin postuar një foto me flamurin blu e të verdhë të Ukrainës për të celebruar skuadrën e tyre. Por për fat, kësaj here ato nuk ishin zhveshur krejtësisht por tregonin të pasmet me kostume ‘body’ në pozën pranë lumit Dnipro në kryeqytetin Kiev.
Një prej tyre, avokatja Yana Graboshchuk, 27 vjeçe, tha: “Kombëtarja është krenaria jonë, ne besojmë te fitorja”. Një tjetër anëtare e “skuadrës së të pasmeve”, Diana tha: “Vetëm përpara, vetëm te fitorja.” Katër modelet në foto raportohet se ishin pjesë e grupit që pozuan të zhveshura në Dubai të organizuara nga playboy amerikano-ukrainas Vitaliy Grechin.