Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci, përjetoi një çast qesharak dhe sikleti derisa festoi me tifozë në Wembley, pas triumfit kundër Spanjës në gjysmëfinale të Euro 2020, pasi u ndalua nga sigurimi derisa po kthehej në fushë. Italia e arriti finalen e Euro 2020 pasi e mundi Spanjën e Enriques 4:2 në penallti të martën në Wembley.
Të kaltrit e kishin fitoren në dorë pas golit të epërsisë që Federico Chiesa e shënoi në minutën e 60-të, por Alvaro Morata e barazoi rezultatin 10 minuta para fundit, për ta çuar ndeshjen në shtesë ku nuk pati gola më. Pas triumfit, Bonucci shkoi për të festuar me tifozët në radhët e para të stadiumit por për pak çaste iu mohua kthimi në fushë nga një roje sigurimi, e cila u hutua duke e ngatërruar mbrojtësin me një tifoz.
Roja e kapi 34-vjeçarin për të mos e lejuar të kthehej në fushë, para se ta kuptonte se ai në fakt nuk ishte tifoz por Bonucci. Italia do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Anglisë dhe Danimarkës në finalen e Wembley më 11 korrik.
Bonucci’s face when he realizes the steward thinks he’s a fan trying to get on the field is priceless.
Bonucci laughing and giving her a hug after she realizes (probably with horror) her mistake is even more priceless.pic.twitter.com/bKTYPeNPKl
— Ives Galarcep (@SoccerByIves) July 6, 2021