Rita Ora prej muajsh përflitet për një romancë të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Ëaititi. Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”.

Më pas, artistja shqiptare u fotografua teksa drekonte bashkë me regjisorin dhe personazhe të tjerë të famshëm në Sydney.

Rita dhe Taika nuk kanë folur ndonjëherë për raportin e tyre dhe si ka nisur gjithçka. Megjithatë pas shumë e shumë thashethemesh ata kanë konfirmuar marrëdhënien duke u shfaqur për herë të parë zyrtarisht si çift.

Me rastin e Pavarësisë së Amerikës, ata janë shfaqur bashkë në eventin e organizuar për Prospero Tequila. Dyshja janë fotografuar përkrah njëri-tjetrit, teksa në foto shfaqen shumë të lumtur. Kjo është hera e parë që ata janë fotografuar bashkë në një event publik dhe me dëshirën e tyre, ndaj të gjithë e kanë marrë si një konfirmim të lidhjes.