Disa kanë lindur me aftësi të mira për të ngarë makinë, ndërsa të tjerët janë thjesht shoferë të nxituar. Më poshtë janë listuar 3 shenjat e horoskopit që janë shoferët më të këqinj.
Dashi
Dashi është një njeri që nxiton shumë kur shkon për në punë apo në një destinacion të caktuar. Ata janë impulsiv dhe kokëfortë dhe gjithmonë nervozohen kur udhëtojnë me makinë. Një dash e nget makinën sikur e ka rrugën e pastër dhe me 0 trafik.
Shigjetari
Është një shofer tjetër impulsiv, i cili nuk i merr kthesat kurrë në rregull kur nget makinë. Nuk ekziston mundësia që kjo shenjë ta parkojë makinën paralelisht apo të bëjë kthesat me shpejtësi të ulët. Ata janë shumë të padurueshëm si shoferë gjatë një udhëtimi.
Gaforrja
Paksa e kundërt me një Dash, Gaforrja është shoferi i ngadaltë që i pëlqen të tregojë shumë kujdes gjatë rrugës. Nëse udhëton me ta, rruga do ju duket tepër e gjatë dhe do ju duket sikur nuk do arrini kurrë në destinacion. Kjo që është mjaft e bezdisshme dhe e lodhshme për bashkudhëtarin.