Trajneri i Roma-s, Jose Mourinho, ka analizuar fitoren 4-0 të marrë nga Anglia kundër Ukrainës.

“Anglia ka bërë një paraqitje shumë të mirë. E ka patur ndeshjen gjithmonë nën kontroll”, ka thënë Special One.

“Danimarka është një skuadër më e mirë se Ukraina, por Anglia ka shumë besim, kështu që do të jetë një gjysmëfinale e madhe në shtëpi”, ka shtuar Mou për talkSport.

“Danimarka është solide. Kanë gjetur një mënyrë të ndryshme për të luajtur në krahasim me si e kishin nisur. Kanë filluar me Eriksen si numër 10 dhe me një mbrojtje me 4 lojtarë. Tani po luajnë me 3. Kanë lojtarë të mirë që luajnë në kampionatet më të mira. Pavarësisht asaj që i ka ndodhur Christian, duket se janë të fortë në aspektin psikologjik”.

Në lidhje me avantazhin e fushës për Anglinë, duke parë se gjysmëfinalja do të luhet në Wembley: Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë për Anglinë, pavarësisht se luan mirë dhe në shtëpi.