Nga sot deri më 26 korrik, në kulmin e sezonit turistik ku të gjitha vendt vlojnë nga turistët ishulli grek Mykynos iu është nënshtruar masave të reja anti-COVID. Për 9 ditë në ishull nuk do të ketë më festa të çmendura pasi do të ndalohet muzika 24 orë për të gjitha baret dhe restorantet ndërsa qytetarët nuk mund të lëvizin nga ora 01:00 deri në 06:00.
Ndërsa grumbullimet me mbi 20 persona në ambiente të mbyllura nuk do të lejohen, madje duhet të ruhet edhe distancimi social. Në rast se këto masa nuk zbatohet masat e ndëshkimit me gjobë varion nga 50 mijë euro deri në 200 mijë euro.
Këto masa të reja janë vendosur sepse ka pasur një balë shpërthimi të rasteve të reja me COVID duke e futur Mykonos në ‘zonën portokalli’. Nicholas Hardalias, zv.ministri i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Krizave në një deklaratë për shtyp bëri me dije masat iu bëri thirrje banorëve dhe turistëve të zbatojnë masat q ëtë kthehen sa më shpejt në punë.
“Ne u bëjmë thirrje banorëve, vizitorëve dhe punonjësve të ishullit tonë të bukur të respektojnë me besnikëri masat, si dhe autoritetet e ishullit të aktivizojnë menjëherë i mekanizmat e kontrollit për respektimin e tyre, në mënyrë që përhapja e virusit në Mykonos të kontrollohet që shpejti të kthehemi në normalitet”, u shpreh Hardalias.