Një tjetër tjetër ndërhyrje e suksesshme në shërbimin e urologjisë u krye me sukses në Spitalin Rajonal Memorial Fier. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thekson se se së shpejti do të hapen shërbime të reja në këtë spital të standardeve më të mira. “Një tjetër ndërhyrje e suksesshme në shërbimin e urologjisë u krye me sukses në Spitalin Rajonal Memorial Fier, nga ekipi i kirurgëve turq dhe shqiptarë, me metoda të avancuara. Së shpejti do të hapen shërbime të reja në këtë spital të standardeve më të mira”, – tha Manastirliu.
Spitali Memorial i Fierit do të shërbejë si qendër ekselence, ndërkohë që operohet me staf të përbashkët mjekësor dhe infermieror shqiptaro-turk. Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë rajonin e jugut. Me një kapacitet 150 shtretër, në këtë spital do të aplikohet për herë të parë modeli i autonomisë spitalore.
Spitali Memorial Rajonal Fier do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardiovaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë.