Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka nënshkruar sot marrëveshjen e kontratës me kompaninë Bechtel për fazën e parë të projektit për ndërtimin e HEC-it të Skavicës.
Gjatë fjalës së saj, Balluku e ka cilësuar këtë si një vepër me rëndësi të veçantë për sektorin elektro-energjetik shqiptar. Ministrja theksoi se ky HEC do të luajë një rol të rëndësishëm edhe për hidrocentralet e tjera ekzistuese në kaskadën e Drinit. Sipas Ballukut, HEC-i i Skavicës do të ndikojë gjithashtu edhe në përmirësimin e situatës së përmbytjeve gjatë dimrit në zonën e nën Shkodrës.
“Skavica është ndryshe nga hidrocentralet e tjerë sepse do të luajë rolin e një rregullatori për HEC ekzistuese. Do të rrisë me 20% prodhimin vendas, por do të rrisë kapacitete prodhuese edhe të Hec-et ekzistuese në kaskadën e Drinit. Është edhe për minimizimi e përmbytjeve në fushën e nën Shkodrës. Do të ndjejmë menjëherë minimizimi i përmbytjeve dhe kontrolli i të gjithë shirave. Që në fillimet tona kemi qenë shumë të qartë dhe kompania e ka kuptuar. Për sa i përket impaktit social. Bektel është zgjedhur edhe për shkak të eksperiencës që ka pasur në menaxhim. Është një nga kompanitë që di të menaxhojë më mirë se kushdo. Jemi besimplotë që gjithçka do të zgjidhet në të mirë të banorëve të zonës dhe qytetarëve të Shqipërisë,” u shpreh Balluku.