Ditën e sotme është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit mes Albgaz, Excelerate Energy L.P dhe Snam S.p.A për të eksploruar bashkëpunimin potencial për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës në drejtim të infrastrukturave të tjera të mundshme të gazit natyror në Shqipëri.
Në fjalën e saj ministrja Balluku tha se nëpërmjet kësaj marrëveshje Shqipëria synon që të plotësojë kërkesat e tregut vendas dhe më të bëhet një fuqi eksportuese për rajonin.
Balluku: Pjesë e projektit është kthimi i Shqipërisë në një hap për shpërndarjen e gazit të lëngshëm në rajon mbështetur në aleancën me SHBA. Ne synojmë të plotësojmë kërkesat e tregut vendas dhe më pas duam të bëhemi një fuqi eksportuese për rajonin. Duam që produktet vyera që kemi ta arrijmë ta eksportojmë dhe energjia që do të prodhojmë nga burimet alternative ta përdorim për kërkesat e tregut vendas dhe për t’i dhënë investitorëve të huaj dhe atyre vendas energji elektrike me çmime sa më të ulëta.