Fansat e Lady Gaga-s kanë gjetur sozinë e saj brenda lojërave olimpike. Ata kanë vënë re se Julyana Al-Sadeq, një atlete e taekwondo që përfaqëson Jordaninë, ka një ngjashmëri shumë të madhe me artisten e famshme. Fansat kanë nisur të shpërndajnë me shpejtësi në rrjete sociale foto të këngëtares dhe sportistes duke bërë një krahasim për të nxjerrë në pah ngjashmërinë mes të dyjave. “Lady Gaga tha në djall të shkojë Grammy dhe Oscars, dua një medalje olimpike tani”, shkruan dikush me shaka në rrjete sociale. “Çfarë dreqin… Lady Gaga në lojërat olimpike ne jemi shumë krenarë për ty! Ti ja dole”, shkruan një tjetër.
“Kjo është Lady Gaga në lojërat olimpike dhe askush nuk mund të më bind për të kundërtën”, komentoi dikush.
Al-Sadeq u mund në kategorinë 67 kilogramë në raundin e 16-të nga braziliania, Milena Titoneli. Sa i përket Lady Gaga-s, kujtojmë se pak kohë më parë ajo dha një rrëfim tronditës për jetën e saj. Në një bisedë me Oprah Winefry, e ftuar në “The Me You Can’t See”, këngëtarja tregoi se është dhunuar seksualisht në moshën 19-vjeçare nga një producent dhe ka mbetur shtatzënë. Më tej, ai e ka braktisur dhe e ka lënë në rrugë.
“Isha 19 vjeç dhe po hidhja hapat e parë në industri kur një producent më tha ‘hiq rrobat. Pasi refuzova dhe u largova ai më kërcënoi duke më thënë se do t’i vinte flakën të gjithë karrierës time. Fillimisht, ndjeva dhimbje totale, pastaj u mpiva. Isha e sëmurë për javë dhe javë të tëra, pastaj kuptova se ishte e njëjta dhimbje që ndjeva kur personi që më përdhunoi më la shtatzënë në një cep jashtë shtëpisë së prindërve të mi. Kisha probleme të rënda psikologjike të cilat morën së paku 2 vite e gjysmë për t’u rikuperuar dhe për disa vite nuk isha e njëjta vajzë si më parë”, rrëfeu ajo.