Ishte e pashmangshme dhe kështu ndodhi… Shqiptari Giacomo Vrioni, që nuk do të kishte më hapësira te Juventus U-23, është larguar nga bardhezinjtë. Ka qenë vetë Juventus që ka vendosur të huazojë su lm uesin kuqezi te WSG Tirol për një sezon.

Kjo u njoftua nga klubi austriak me një deklaratë të sulmuesit shqiptar: “Unë jam shumë i lumtur që jam këtu në Leogang. U takova me shokët e mi të skuadrës në ditën e parë. Tani jemi duke u përgatitur për ndeshjen tjetër të kupës dhe fillimin e kampionatit. Mezi pres të filloj aventurën time të re”.