Ka nisur sot java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç. Me anë të një postimi në facebook, Manastirliu ka ftuar të gjithë qytetarët që me kartën e tyre të identitetit të paraqiten në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid.

Postimi i ministres Manastirliu: Nis sot java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç . Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid
#RuajShëndetin #ShqipëriaBuzëqesh